Lidhur me mësimin e gjuhës kineze si gjuhë e dytë në shkollat shqiptare, arsyet pse duhet të mësohet, Ambasadori kinez ka dhënë një intervistë ku ai ka theksuar:
“Mësimi i gjuhës kineze nga shqiptarët nuk është i vështirë aq sa mendoni juve. Shqiatarët kanë një talent të merituar dhe mund të flasin 3 ose 4 gjuhë të huaja. Kur kam ardhur në Shqipëri kam takuar shumë shqiptarë që dinin të flisnin gjuhën kineze. Pastaj në vitet 70 shumë shqiptarë kanë qënë për studime në Kinë dhe e kanë zotëruar shumë mirë gjuhën.
Shqipërisë i duhen investimet kineze. Ndërrmarrjet kineze investojnë jashtë vendit dhe në rastin e Shqipërisë ata përballen me problemin e gjuhës. Invesitorëve u intereson të paguajnë edhe përkthyer të mirëfilltë të kësaj gjuhe. Arsyeja tjetër është se vendi ka nevojë të tërheq turistë kinez. Shqipëria është e pasur me burimet turiste dhe në këtë rast nuk ka cicëron që këtyre turistëve tu jap informacion mbi vendin. Aryeja e fundit është nevoja e Shqipërisë për tu njohur me zhvillimet e Kinës sepse Kina ka shpenzuar mjaft vite për procesin e zhvillimit dhe në këtë rast kur Shqipëria aspiron për tu integruar në BE ka nevojë për një përvojë të një shteti të madh siç është Kina”
Gjithashtu Ambasada Kineze në Tiranaë do të zhvillojë një sërë aktivitetesh kulturore, ku do të njohë shqiptarët me kulturën e këtij vendi duke nxitur që dhe shqiptarët përmes gjuhës të punësohen në Kinë apo dhe vënde të tjera ku kinezçja është e njohur.