English

3 vjeçarja vdes pasi mbyllet në dhomë me temperaturë minus 30 gradë

Një tre-vjeçare vajzë nga komuniteti verior i Amerikës ka vdekur pasi mbyll në një dhomë gjumi si dënim për urinimin në krevat.
Motra e saj dhe tre vjeçarja kanë vuajtur hipotermi pasi nëna e tyre dhe i dashuri i nënës i lanë ato në dhomë me një dritare të hapur në një temperaturë prej minus 30 gradë.
Nëna, 28-vjeçare mësuese filloreje dukej të ishte në arrati të shtunën, një ditë pasi ajo dhe 29-vjeçari Richard Tilden Jr u padit në vdekjen e fëmijës. Tilden ishte në paraburgim.
Të dy fëmijët kishin kaluar në Hipotermi dhe u dërguan në spital, por 3 vjeçari Miley, vdiq ndërsa më i riu Macy jo. Ndërkohë është dhe motra tjetër më e madhe që nuk i bëhet e ditur vendodhja.
Tilden tregoi para gjykatës se një natë më parë kishte pirë dhe kishte hapur dritaren e dhomës së vajzave pasi ato kishin urinuar në shtratin e tyre si dhe llozi i derës nga mbrapa qe thyer duke bërë të pamundur që të hynte njeri brenda.
Por versionet e tij ishin ndryshuar disa herë kur ai dilte para gjykatës.
Ndaj ai u arrestua për pakujdesi të fëmijëve e cila çoji në vdekjen e 3 vjeçares.

KOMENTE