English

Gëzim Aliaj arrestohet nga policia e Shkodrës

Gëzim Aliaj i cili dyshohet se është autori i vrasjes së 33-vjeçarit, Gjovalin Vuçinaj dhe plagosjes së Bardhok Grishaj është vënë në pranga nga policia e Shkodrës si pasojë e vrasjes së djeshme të ndodhur në Vukël të komunës Kelmend të Malësisë së Madhe.

Policia dyshon se autori ka qëlluar me armë ndaj viktimës pas një konflikti me këtë të fundit ndërsa nga plumbat ka mbetur i plagosur edhe Bardhok Grishaj i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

KOMENTE