English

Kosova hiqet nga harta e përbashkët me Serbinë

Bashkimi Europian ka bërë një ndryshim në hartën e Serbisë. Ai ka hequr Kosovën si pjesë e Serbisë edhe pse akoma nuk është hapur linku i posaçëm që i përket shtetit të Kosovës.

Ky ndryshim ka erdhur menjëherë direkt pas marrëveshjes Kosovë-Serbi, ku që këtej e tutje Kosova do të përfaqësohet me fusnotë dhe e mëvetësishme në forumet rajonale dhe të njohura nga BE.

Këtë ndryshim do ta shihni në faqen zyrtare të Bashkimit Europian, ku po të klikoni nën linkun: vënde të tjera të Europës, dhe po të klikoni mbi emrin Serbia do ju shfaqet harta e Serbisë që duket shumë qartë që Kosova nuk është më pjesë e saj.

KOMENTE