Edi Rama direkt pas deklaratave të kryministrit Sali Berisha mbajtur në mbledhjen e grupit të PD, ka reaguar në rrjetin e tij Twitter.
“Atëherë pse Shqipëria po dështon prapë me statusin? E thjeshtë:Sepse KM (këshilli i ministrave)ka dështuar, qeveria ka dështuar, politikat e tyre kanë dështuar.
Berisha shpif teksa fajëson dhe akuzon opozitën për këtë deshtim. “KM s`ka asgjë tjetër për të thënë për dështimin me statusin përveçse të shpifi përditë duke akuzuar opozitën. PS ka votuar çdo ligj me 3/5! Këtë turp le ta mbajë qeveria”
shkruan Rama në Twitter.