Mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Golem një polic është plagosur në sy pasi qe ulur në sediljen e parë të autobusit të linjës Tiranë-Athinë i cili qe qëlluar me gurë nga persona të paidentifikuar.
Autobusi menjëherë është parkuar në rajonin e policisë ku uniformat blu kanë nisur hetimin mbi këtë incident.