English

Seks për herë të fundit? Nuk e mbaj mend

Agnesa Vuthaj tregon se nuk ka të dashur, ndërsa surpriza që ajo lëshon është se ajo nuk mban mend se kur ka patur mardhënie seksuale për herë të fundit.
Ajo tek meshkujt vlerëson shumë sinqeritetin, ndërsa nuk ka frikë nga askush. Preferon ngjyrën e kuqe dhe që e vogël ka dashur t’i ngjajë së ëmës.
Intervista e saj dhënë për gazetën Panorama.

Hera e fundit që keni qeshur me shpirt?
Sot.
Cilat gabime toleroni?
Ato që janë të tolerueshme.
Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Sinqeriteti.
Cilin virtyt vlerësoni te një mashkull?
Sinqeriteti kuptohet.
Ngjyra juaj e preferuar?
E kuqja.
Suksesi juaj më i madh?
Suksesin më të madh pres me e pas…
Çfarë urreni më shumë në këtë botë?
Nuk urrej asgjë dhe askënd.
Frika juaj më e madhe?
Nuk kam frikë.
Kujt ke pasur dëshirë t’i ngjash kur ke qenë e vogël?
Mamasë.
Në emër të dashurisë, a do e kishit lënë profesionin tuaj?
Jo!
Po tradhtinë do e kishit pranuar?
Jo!
Gjëja më e mirë që i keni bërë të dashurit?
Nuk e di…
A jeni xheloze?
Pak.
Marrëdhënia juaj e fundit seksuale?
Nuk e mbaj mend… (qesh).

KOMENTE