Rritja e investimeve ndërmjet biznesit shqiptar dhe atij kinez, ishte në qëndër të takimit që një grup investitorësh nga vendi më i madh aizatik zhvilluan me Presidentin e shoqërisë Klik Ekspo Grup, Luan Muhametaj. Duke paraqitur potencialin që Shqipëria paraqet për investitorët e huaj, presidenti Muhametja, u shpreh se shoqëria Klik Ekspo grup është një trampoline shumë e mirë për të nxitur biznesin e të dy vendeve të investojnë.