English

Nëna 35 vjeçare që lufton çdo ditë me kancerin

Michelle Amey, 35 vjeç po lufton me kancerin në tru çdo ditë të jetës.
Para 4 vjetësh kur ajo lindi djalin e saj të 2-të zbuloji në tru një melanomë malinje e cila pas operacinit dhe terapisë është përhapur në të gjitha organet jetësore.

Edhe pse në atë gjendje ajo lufton për djemtë e saj t'i çojë në shkollë por ajo sa po vjen nuk mundet.

Ajo ka kërkuar që dhe djali i dytë të jetë në të njëjtën shkollë metë parin por një kërkeseë e tillë i është refuzuar nga bordi drejtues i shkollës.

Ajo i ka shpjeguar gjendjen e saj dhe përsëri ata e quajnë shkelje ligjore nëse pranohet një fëmijë tepër pasi ndryshon strukturën e klasës mësimore.

Në këto kushte mospranimi Michelle duhet të ndjekë linja të ndryshme autobusi për të dy djemtë aq sa i shkon gjithë dita vetëm nëpër rrugë pasi dhe duhet t'i marrë nga shkolla.

Ajo përsëri insiston pasi djemtë duhet të mbështesin njëri -tjetrin dhe kur ajo të mos jetë, dhe për këtë ka apeluar përsëri pranë drejtorisë së shkollës ku përsëri përgjigjia shihet negativisht.

Një ditë ajo nuk do të ngrihet nga krevati, ç'do të ndodhë me fëmijët e saj? Babai i vetëm do ta ketë tepër të vështirë.

KOMENTE