95-vjeçarja Li Xiufeng pas 6 ditësh ngrihet nga arkivoli ku e kishin vendosur pasi kishte vdekur dhe shkon drejt e në guzhinë për të gatuar se e kishte marrë një uri e madhe.
Kjo ka ndodhur kur plaka u rrëzua dhe humbi ndjenjat. Ajo nuk kishte njeri në shtëpi, jetonte vetëm dhe në këtë mënyrë është ndihmuar nga një komshi i cili ka bërë të gjitha zakonet e vdekjes.
Ai e vendosi në arkivol dhe e la anë mes të shtëpisë për 6 ditë pasi qe zakoni se njerëzit vinin që bënin ritualet.
Por ditën e 6-të kur komshiu vajti të mbyllte kapakun e arkivolit, ai pa se ishte bosh dhe u shokua dhe thirri dhe fqinjët e tjerë.
Por plaka qe ngritur dhe kishte shkuar në kuzhinë madje ku po gatuante pasi një uri e madhe e kishte marrë.
Mjekët pohuan se gruaja pësoi vdekje klinike.. Vërtet nuk merrte më frymë, por trupi i saj ruante një temperaturë konstante.