Kina ka ftuar dhe biznesin shqiptar të promovojë produktet e tij në panairin “CANTON FAIRS”. Këshilltari Ekonomik dhe Tregëtari i Ambasadës kineze në Tiranë, gjatë një takimi me kreun e Dhomës së Tregëtisë, Nikolin Jakaj, tha se panairi do të shërbejë për të forcuar më tej marëdhëniet tregtare mes dy vendeve.
E në një kohë kur në Tiranë është ende i fortë debati për të mësuar gjuhën kineze, diplomati kinez ftesën zgjodhi ta bëjë shqip.
Panairi “CANTON FAIRS”, që këtë vit vjen në 111 vjetorin e tij, do të organizohet në Kinë në datat 15-19 prill 2012 dhe në të promovojnë prodhimet kompani nga e gjithë bota.