Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lapardha-Berat ku ka humbur jetën një 4 vjeçar ndërsa daja e tij është në gjendje të rëndë, pasi që të dy ndodheshin brenda një ndërtese e cila papritmas është shembur.
4-vjeçari me inicialet F.B dhe Haxhi Gjeli 35 vjeç.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin e Beratit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Detaje nuk ka pasi policia pas mbërritjes në vendngjarje po punon për hetimin e aksidentit.