English

Shtatanikët shtohen në shifra alarmante në Shqipëri

Vitet e fundit janë shtuar shifrat të cilat janë alarmante lidhur me lindjen e fëmijëve parakohe ose e thënë ndryshe shtatanikëve.

Këtë e konfirmon drejtoresha e Maternitetit “Koço Gliozheni" zonja Rubena Moisiu e cila nuk ngurron të thotë dhe shkakun e këtij fenomeni që ka të bëjë me ndotjen e ambjentit.

Vetëm në në maternitetin e ri të dhënat janë alarmante sepse në 100 lindje, 9 prej tyre janë lindje të parakoheshme. Ndërsa në rritje është edhe numri i foshnjave të lindur me deformime.

Dhe rrisku shtohet për të gjitha ato nëna që jetojnë në qytetet si Tirana, Elbasani, Durrësi, Kruja ku ndotja mjedisore mendohet të jetë në parametra shumë të lartë.

KOMENTE