English

Gëzuar të dashur mësues dhe Faleminderit për gjithçka!

7 marsi Dita e Mësuesve, ditë në të cilën të gjithë arsimtarët shqiptarë marrin urimet më të përzemërta nga nxënësit e tyre dhe mbarë shoqëria.
Në këtë ditë feste, të gjithë ne sjellim ndërmend të gjithë ata mësues të dashur që kemi patur në vite, prej të cilëve kemi mësuar jashtë mase shumë, më shume se sa ne u japim kredi. Sot është dita për ti kujtuar, falenderuar dhe respektuar pasi ata janë pjesë e pandarë e jetës dhe suksesit tonë.

Më 7 mars të vitit 1887 në Korçë u hap mësonjëtorja e parë shqipe. Mësues dhe drejtori i parë i saj ishte Pandeli Sotiri. Veç të tjerash kjo ngjarje ishte një fitore për popullin shqiptar pasi deri atëherë mësimet mbaheshin nëpër shtëpi private në mënyrë të fshehtë. Kështu që prej kësaj dite festohet në Shqipëri 7 marsi si dita e mësuesit në përkujtim të kësaj ngjarje.
Edhe pse në kushte të vështira, kur ndalohej mësimi i gjuhës shqipe, ajo qëndroi e hapur për 15 vjet. Drejtues të saj ishin figura të njohura të Rilindjes shqiptare si: Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami, etj.

Dhe sot Kryeministri Berisha do t`i urojë mësuesit që nga Korça, ku do të vizitojë sot shkollën e mesme “Isuf Gjata" si dhe do të marrë pjesë në konferencën jubilare në Universitetin "Fan Noli". Gjithashtu kryeministri do të ndjekë një concert festiv në teatrin "Andon Zako Çajupi" si dhe do të vizitojë muzeun e shkollës "Mësonjëtorja e parë shqipe"

Gëzuar të dashur mësues dhe Faleminderit për gjithçka!

KOMENTE