Para ca ditësh Bashkia e Tiranës u shpreh për zgjatimin e Bulevardit Zog i I deri në Paskuqan.
Dhe dita e nesërme do të mbledhë 7 studiot arkitekturore nga bota për të shpalosur projektet e tyre dhe masterpalnet.
Studiot pjesëmarrëse në këtë konkurs vijnë nga Gjermania, Anglia, Italia, Hollanda dhe janë themelueset e mjaft projekteve të njohura në mbarë botën. Sipas nënkryetares së bashkisë zgjatimi i bulevardit ka gjatësinë e 1.7 km ndërsa rehabilitimi i lumit 6.7 km.
Projekti fitues do të zgjidhet nga një juri e veçantë në drejtimin e Z.Basha dhe me pjesëmarrjen e emrave më të njohur të arkitekturës nga vendi dhe bota.
Këto ndërhyrje pritet t'i japin një zgjidhje trafikut të Tiranës dhe ndotjes që shkakton ku kalon lumi Lanë.