Histori nga më të ndryshmet kanë ndodhur dhe ndodhin çdo ditë.
Edhe në vendin tonë, një miku im më tha:
Isha duke pritur për nusen të dilte nga materniteti dhe dëgjova një histori të tmerrshme. Buuri i kishte thënë gruas të mos vinte në shtëpi po të bënte përsëri vajzë pasi dëshironte djalë. Ky është një fakt mëse i vërtetë.
Por ajo që i ka ndodhur një gruaje në Britani kalon çdo kufi.
Ajo ishte përsëri shtatzënë dhe i tregon të dashurit të vet se përsëri priste një fëmijë.
Ai u tërbua në moment dhe filloi të debatonte dhe më pas morri një çekiç, e qëlloi në kokë dhe më pas e preu në disa pjesë.
Trupin e prerë e hodhi në qese plehrash dhe i la në vendin ku i merrte makina e plehrave.
Trupi i Shauna Lee që u coptua nga i dashuri i saj Karl Burman, nuk u gjet kurrë pasi ishte djegur me plehrat.
Çështja qëndroi e mbyllur dhe pse policia kishte rënë në gjurmë pasi pas vrasjes ai i kishte treguar një miku të tij, si dhe më parë Lee kishte denoncuar në polici pasi ishte rrahur nga i dashuri dhe detyruar të abortonte.
Dhe 6 muaj më vonë ai vendosi të dorëzohej por duke thënë që e dashura e tij i qe lutur ta vriste atë.
Por versioni nuk është pranuar nga gjykata dhe proçesi nuk është mbyllur akoma.