English

Pajisje perfektë për uljen e tensionit të lartë të gjakut

Një pajisje që e mbajmë në dorë dhe bëjmë sikur e shtrydhim vetëm 10 minuta në ditë mendohet të jetë zbulimi më i ri për uljen e presionit të lartë të gjakut.
Kjo vegël e kompjuterizuar që ngjan me një lloj llastiku, nxit aktivitetin në pjesën e sistemit nervor që kontrollon presionin e gjakut dhe të rrahurat e zemrës.
Quhet sistemi Parasympathetic nervor, që është përgjegjës për uljen e presionit të gjakut gjatë kohës së pushimit dhe relaksimit.
Ashtu si ushtrimet e rregullat sportive edhe kjo vegël është e njohur tashmë të jetë një nga mënyrat më të mira për të reduktuar presionin e lartë të gjakut apo hipertensionit, duke stimuluar sistemin nervor parasympathetic. Kjo ndihmon atë të zgjerohet dhe të zgjerohet, duke lejuar që gjaku të rrjedhë më lirshëm, duke bërë që presioni në muret arteriale të jetë më i ulët.
Por, për pacientët me tension të lartë që mund të jenë tepër të sëmurë për të bërë ushtrime kjo pajisje e re mund të jetë një zgjidhje.

Food dhe Drug Administration në SHBA e miratuan pajisjen e re të quajtur Zona Plus.
Në fillim pacientët ndiejnë pak vëhtirësi por duke e përsëritur vazhdimisht dhe gradualisht do të arrijnë rezulatatin e duhur.
Ajo përdoret në çdo momnet dhe kujr rrini apo shihni televizor.
Por e rëndësishme është që të mos abuzohet me ushqimin, por një ushqim me fruta dhe perime të ziera do të jetë mjaft rezultativ.

KOMENTE