Dy zjarre që shpërthyen mbrëmjen e së dielës në kryeqytet rizgjojnë edhe një herë tjetër shqetësimin e banorëve të pallateve të ndërtuara në vitet e fundit, për mungesen e shkallëve të emergjences apo edhe të masave të tjera mbrojtëse.
Zjarret e ndryshme që po bien sidomos në pallatet shumë katëshe në Tiranë kanë rrezikuar jetën e tyre edhe si pasojë e bllokimit të tyre pasi nëse do të ekzistonin shkallët emergjente do të ishte një ndihmë e madhe për të shpëtuar jetën e tyre.
Shtrohet pyetja se a duhet të kenë pallatet e reja shkallë emergjente?
Në fakt po. Por a ka ligj që i detyron ndërtuesit e pallateve të ndërtojnë dhe këto shkallë?
Shihni videon për më shumë informacion.