English

Universitetet private japin diploma fiktive shprehet Topi (VIDEO)

Kryetari i shtetit Bamir Topi, gjatë dekretimit të 10 rektorëve të universiteteve publike është ndaluar në rëndësinë e cilësisë së diplomave që ato lëshojne.
610

"Unë këtë ditë dëshiroj gjithashtu ta ndaj me ju edhe për një problem tjetër që është shumë sinjifikativ, për kontrollin e diplomave që vijnë nga universitetet. Besoj e kuptoni fare mirë mesazhin tim. Unë jam Presidenti i Republikës, jam Kryetari i Shtetit, dhe bëhem interpret i zërit të çdo qytetari. Kjo natyrisht shkon më shumë në përgjegjësinë e universiteteve private, që duhet të kenë një përgjegjësi të jashtëzakonshme qytetare, në radhë të parë, përpara ligjit, përpara moralit. Studentët që shkojnë nëpër universitete, natyrisht nisen nga predispozita të barabarta. Ata që shkojnë në universitete publike sigurisht që janë ata që i nënshtrohen një procesi të seleksionimit dhe besoj, edhe të meritës",

KOMENTE