English

3 vjeçari që u kthye me ngjyrë portokalli të lëkurës (FOTO)

Leo Barnett, 3 vjeçari nga Britania mendohet të jetë një rast i vetëm i sëmundjes së tij pasi trupi i tij nuk arrin të përpunojë carotene(karrotenin).

Nëse të gjithë duhet të hanë ushqime që përmbajnë karroten ai është krejt ndryshe, trupi i tij nuk e tret dhe ai kthehet në një person me ngjyrë portokalli.
Nëna e vet e ka vednosur nën një dietë të rreptë, duke e përjashtuar nga të gjitha ushqimet që përmbajnë karroten, edhe pse ajo e ka vënë re këtë gjë që kur ai ishte 6 muajsh.
Mjekët e këshilluan të ndërpriste ushqimet me karroten, por ajo tha e kam bërë një gjë të tillë dhe ai nuk ka ndryshim.
Veshkat dhe mëlçia e tij ishin gati jashtë funksionit, kur nëna pasi insistoi për të parë më seriozisht problemin.
Mjekët pas analizave vunë re se ishte zhdukur një enzimë e mëlçisë.

Kjo do të thotë trupi i tij nuk është në gjendje të kthejë carotene në vitaminë A, e cila forcon sistemin imunitar.
Gjendje quhet hiper-beta carotenemia.
Pra duke mos u kthyer në vitaminë A, shtresat e karotenit janë mbivendosur duke i dhënë një gjyrë portokalli lëkurës së fëmijës.
Shumat e tepërta të karrotenit nuk mendohet të jetë një rrezik serioz për shëndetin, por sistemi imun i Leos është aq i dobët se edhe një të ftohtë mund tavrasë atë nëse ai nuk ka marrë pikat e përditshme të vitaminës A.

Leo ka një sistem imun tepër të dobët sa ka luftuar pneumoninë dy herë dhe u godit nga gripi i derrave, kur ai ishte dy vjeç.

KOMENTE