Francezi Remi Gaillard ka bërë shakanë e rradhës duke kthyer ashensorin në mënyrë perfekte në një dhomë banimi.
Në video shfaqet një grua që pret ashensorin e një banke. Kur ai vjen dhe hapet, ajo çuditet se si Remi ishte duke u relaksuar në kolltukun e tij duke parë TV.
Ajo thërret ashensorin tjetër ndërkohë ai vjen, hapet dhe që atje Remi merr një pije pasi ishte improvizuar si frigorifer.
Pra, kjo është ajo që do të thotë të jetojmë në një ashensor.
Ai shquhet për video gazmore por njëkohësisht ka dhe konkurrentë tepër të fortë me video të tilla.