English

Kapen 3 persona të kërkuar

Më date 06.03.2012, ora 20.30, nga Sektori Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise se Shtetit, ne bashkepunim me efektivat e Seksionit Kundër Narkotikeve në Drejtorine e Policise Durrës u bë arrestimi i përkohshem me qellim ekstradimi i shtetasit Alfred Calliku, 30 vjec, banues në Shijak, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
Shtetasi Alfred Çalliku është shpallur në kërkim më date 22.02 2012 nga autoritetet e drejtesise italiane, pasi Gjykata e Milanos, me vendim të dates 26.05.2009 e ka denuar me 13 vjet e 6 muaj burg.
Ndaj shtetasit në fjalë është dokumentuar fakti se duke filluar nga data 17.02.2003 deri me date 13.04.2003, ne bashkepunim me persona te tjere ka trafikuar nga Shqiperia drejt Italise rreth 25 kg lende narkotike të llojit heroine. Vepra penale parashikohet nga nenet 61, 110 e 81 të Kodit Penal italian, si dhe neni 73 i Aktit te Droges Nr. 309/1990.
Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per veprime te metejshme.

Më date 07.03.2012, ora 11.00, u ndalua shtetasi ne kerkim Arben Haxhia, 40 vjec, banues ne Durres. Kolegji Penal i Gjykates se Larte, me vendimin e dates 29.02.2012 ka vendosur ndaj tij masen e sigurimit “Arrest ne burg” per veprat penale te plagosjes se rende me dashje dhe mbajtjes pa leje te armeve e municioneve luftarake.
Materialet proceduriale iu kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise se Rrethit Durres.

Më date 06.03.2012, ora 22.00, u be ekzekutimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” per shtetasin e kërkuar Ismet Sokoli, 50 vjec, banues ne Durres. Gjykata e Larte, me vendim të datës 29.02.2012 ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë të vendosur nga Gjykata e Apelit Durres per veprën penale të mbajtjes pa leje te armeve luftarake. Ky shtetas ishte shpallur ne kerkim nga ana jonë. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Durres per veprime te metejshme.
Më date 07.03.2012, ora 02.00, u arrestua ne flagrance shtetasi Fatmir Alla, 41 vjec, banues ne fshatin Noj Komuna Cudhi Kruje. Ky shtetas dyshohet se më datë 06.03.2012, rreth ores 16.00, ka thyer dyert e Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ka prishur rendin e qetesinë publike në këto ambiente. Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Kruje per veprat penale te shkaterrimit të prones dhe prishjes së qetesisë publike.

Materialet iu kaluan Prokurorise se Rrethit Durres per ndjekje të mëtejshme.

KOMENTE