Si rrallë në praktikën e këtyre takimeve, Presidenti i Republikës Bamir Topi dhe kreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë ambasadori ëollfarth, ndaluan pas takimit për të dhënë një prononcim për mediat.
"Unë nuk dëshiroj të jem kritik për partitë, por atë që thonë duhet ta realizojnë, ndonëse unë nuk kam qenë dakort me shifrat që kufizojnë qoftë edhe psikologjikisht pjesëmarrjen e grave.
Ramë dakort me ambasadorin, është e pakuptueshme pse vonohet miratimi i ligjit për Gjykatën Administrative. Kur të gjithë palët bien dakort, është një gjë që duhet të realizohet sa me shpejt",tha Topi.