English

Vdes brenda 24 orëve nga meningjiti, vajza 5 vjeçare

Një vajzë 5 vjeçare vdiq nga meningjiti vetëm 24 orë pasi ajo u diagnostikua dy herë sikur e kishte kafshuar insekti dhe u dërgua në shtëpi nga mjekët.
Kelsey është shpënë në urgjencë nga nëna e saj për disa puçrra të kuqe në barkun e saj.
Mëngjesin tjetër, vetë mjeku i shkollës i tha nënës së saj të shqetësuar se ajo ishte thjesht pickim nga ndonjë insekt dhe e dërgoi në shtëpinë e saj pa asnjë mjekim.
Megjithatë, vetëm disa orë më vonë Kelsey filloi të ketë kriza. Pavarësisht bërjes së kirurgjisë emergjente, ajo vdiq nga meningjiti në spital herët në mëngjesin e të nesërmes.
Mbrëmë prindërit e saj Jamie dhe Hannah ishin të shkatërruar nga kjo situatë e menjëhershme, duke thënë se vajza e tyre do të kishte mbijetuar nëse mjekët do të kishin vepruar më shpejt.
Pas 2 kontrolleve mjekësore ajo nuk duhej të kishte vdekur. Unë kam folur në Britani të Madhe me një organizatë bamirësie Meningjiti dhe ata më thanë se nëse një fëmijë në këtë moshë ekspozon ato simptoma ata duhet ti japin penicilinë dhe të dërgohet menjëherë në spital" ka thënë babi i vajzës.
Edhe pse u operua, sëmundja kishte marrë një formë të fortë të bakterit meningokok.

KOMENTE