"Burnovskie babushki" grupi që do të konkurrojë në Eurovizion 2012 për Rusinë.
Ato vijnë nga fshati Buranovo i rajonit Malopurginsky të Udmurtia.
E veçanta është pasi ato janë 6 gjyshe të cilat kanë një qëllim:
Të fitojnë aq para sa të ndërtojnë një kishë në fshatin e tyre, shprehen ato.
Kënga me të cilën ato do të konkurrojnë nis me motive tradicionale nga krahina nga e cila vijnë, për të vazhduar me një dance modern, ndërsa refreni thotë: “Festë për të gjithë, ejani dhe kërceni”. Kënga do të këndohet në tre gjuhë, në anglisht, në rusisht dhe në gjuhën udmurte të folur në Buranovo, një gjuhë e ngjashme me finlandishten.
Por megjithatë këtë vit në Eurovizion dhe Britania e Madhe prezantohet me 75-vjeçarin Engelbert Humperdinck.