English

Këndi i lojrave te Liqeni Artificial prishet nga bashkia e Tiranës

Njëri prej këndeve të lojrave te Liqeni Artificial në Tiranë ka filluar të prishet nga policia bashkiake e këtij qyteti.
Pronari i parkut të lojrave e ka cilësuar si të paligjshëm dhe arbitrar ndërhyrjen e policisë bashkiake për prishjen e tij pasi ai ka vite këtu dhe ushtron aktivitetin me dokumenta të rregullta si dhe me dokument marrëveshje me pronarin e tokës ku qëndronte parku i lojrave.
Gjithashtu ai pretendon se asnjë njoftim paraprak, nuk i është bërë nga bashkia më parë.

Por policia bashkiake nuk ka marrë asgjë parasysh por duke pretenduar se kjo hapësirë është publike dhe si e tillë duhet të lirohet.

KOMENTE