English

Lezbikeve u refuzohet shërbimi nga restoranti. Ankohen

Liz Ross, 25 vjeç, dhe Hayley Simpson, 21 vjeç, kishin prenotuar për të ngrënë një vakt romantik në restorantin Damon në Lincoln, me rastin e Shën Valentinit por nuk kishin dorëzuar një lule si çiftet e tjera.
Njëra nga vajzat thirri kamarrieren për ti shërbyer, por ajo morri një përgjigje të tillë:

Lesbiket nuk janë çift i vërtetë.

Dyshja u ankua dhe u betuan se nuk do të ktheheshin më kurrë në këtë restorant të vogël amerikan.
Ato u shpreheën se deri më sot nuk e kishin fshehur preferencat e tyre seksuale dhe nuk kishin marrë asnjë diskriminim më parë. Ato që t'u kërkohej falje nga ana e restorantit.
Një zëdhënëse e Fondacionit Lesbian & Gay tha: 'lezbike, çifte gejë dhe biseksualë kanë të drejtë të kremtojmë Ditën e Shën Valentinit dhe marrëdhëniet e tyre si të gjithë çiftet e tjera.

Ndërkohë restoranti i përgjigjet ankesës së tyre: "Në emër të shoqërisë ju lutem pranoni keqardhjet e mia të sinqerta dhe unë shpresoj se kjo nuk do t'ju largojë nga e ngrëna në restorant tek ne në të ardhmen."

KOMENTE