English

Nga 7 kompani, 2 janë në garë për zgjatimin e bulevardit

Në 7 kompanitë që merrnin pjsë në konkursin e Bashkisë së Toiranës lidhur me zhatimin e Bulevardit Zog i I, vetëm 2 kanë mbetur në garë.
DAR Group Turkey dhe United Kingdom dhe The Netherlands, Grimshaw Architects janë dy studiot arkitekturore të cilat do të garojnë mes tyre për të fituar projektin për zgjatimin e Bulevardit dhe rehabilitimin e lumit të Tiranës.

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha ka theksuar:

"Dilemën e firmës së parë juria ka mundur ta zgjedhë vetëm pjesërisht duke ja akorduar vlerësime të barabarta dy kompanive prestigjoze Grimshow dhe Dar. Çfarë do të thojë kjo? Secili prej këtyre shtatë projekteve të denja për implementim në Tiranë do të ekspozohet përpara organeve vendimmarrëse dhe qytetarëve të Tiranës. Për dy projektet e Grimshaw dhe DAR kjo juri, Bashkia e Tiranës, grupet e interesit dhe qytetarët do paraqesin një numër çështjesh e pyetjesh për detajim të mëtejshëm. Brenda një afati të caktuar do zgjedhim mes dy projekteve atë fitues për të nisur implementimin e tij. Juria ka vendosur të japë edhe një çmim të veçantë për inovacionin dhe konceptet e reja në fushën e arkitekturës urbane për trajtimin e sfidave për bulevardin e ri të ndarë mes dy firmave, KCAP dhe West 8.
7 studiot që u morën me projektin për zgjatimin e Bulevardit të Tiranës meritojnë përgëzime. “Askush nga ne nuk priste të ballafaqohej me një përfaqësim kaq dinjitoz që ju sollët këtu me punët tuaja. Pamë zgjidhjet tuaja për disa prej çështjeve kyçe të Tiranës. Pamë zgjidhje klasifike dhe innovative e trajtime të ndryshme të cilat ndryshonin në përmbajtje, përqasje, filozofi e koncepte. Secila prej tyre ishte kampion i mendimit intelektual. Na frymëzuat dhe ky ishte një 24 orë i vlefshëm për studentët e arkitekturës në këtë vend. Secili prej projekteve mund të ishte projekti fitues. Secili prej projekteve në egzekutim do ti bënte nder çdo qyteti e do përballonte sidat. Fatkeqësisht ne duhet të përzgjedhin si juri projektin fitues. Përzgjedhje që do të bëhet duke përfshirë në vendimmarrje e konsultim publik qytetarët e Tiranës dhe grupet e interesit”

KOMENTE