English

Saimir Haxhiu arrestohet nga policia pasi lëvizte me snajper

Saimir Haxhiu është kapur nga policia e Sarandës pasi lëvizte me një snajper profesional model 44, prodhim rus me dylbi profesionale.

Ai jetonte në Markat të Sarandës ku dhe policia ka ushtruar kontrollin në banesën e tij dhe si rezultat ka gjetur 76 kapsolla detonatore, 2 kapsolla detonatore bashkë me telin përcjellës gati për plasje, fishekë pistoletet TT model 54 si dhe dy sete pastrimi armësh.

Për kë ishin bërë gati?

Policia i ka sekuestruar të gjitha dhe po punon për të verifikuar se kujt do t'i drejtoheshin tani dhe nëse ishin përdorur dhe më parë për krime të ndryshme të ndodhura më parë në qytetin jugor të Shqipërisë.

KOMENTE