English

2 vjeçarja me kancer shpëton mrekullisht pas transplantit

Një tjetër histori e dhimbshme e një vajze 1 vjeç por që ka qënë me shumë fat.
Ellie-Mae Wolfenden ka qënë më pak se një vit kur ju nënshtrua një transplanti të mëlçisë. Mëlçia u dhurua nga një 37 vjeçar.

Ajo bëri transplantin duke iu nënshtruar dhe për 2 vjet të tjera kimioterapisë për të shkatërruar qelizat kanceroze që ajo ishte diagnostikuar më parë.

Ajo ishte diagnostikuar me hepatoblastoma, dhe kanceri ishte përhapur dhe në mushkëri. Kështu pas operacionit ajo u radhit në listën emergjente të translpantimeve.

Dhe fati i saj dhe i prindërve të saj ishte me të.
Por mëlçia e dhuruar e 37 vjeçarit shkoi gjysma për vajzën e vogël dhe gjysma për një pacient tjetër.

Tani ajo duket e shëndetshme por që përsëri ka nevojë për kontrolle sistematike mjekësore.
Prindërit e saj e festojnë dy herë ditëlindjen e saj, një herë kur ka lindur dhe dita tjetër kur bëri transplantin.
Ndërkohë prindërit janë duke apeluar për më shumë njerëz për t'u bashkuar në regjistrin e dhurimit të organeve.

KOMENTE