Artist i madh Pandi Raidhi te filmi "Zonja nga qyteti" ka thënë një fjalë të madhe se martesa ta bën mendjen ujem.
Kjo ka ndodhur sot në Tiranë, me çiftn e sapo martuar që për pak e ka kthyer ditën më të lumtur të tyre në një ditë të trishtueshme ndoshta dhe fatale.
Para piramidës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" makina e dhëndrit dhe nuses e kanë aksidentuar një grua 70 vjeçe, e cila ra në tokë por për fat të mirë nuk humbi jetën.
Megjithatë kjo ka mjaftuar që policia të ndalojë mjetin dhe të nisë hetimin e ngjarjes. Ndërsa nusja me një automjet tjetër ka përfunduar në shtëpi kurse krushqit janë detyruar të bëjnë sqarimet e duhura me policinë. Në fund gjithçka ka shkuar mirë, pasi 70-vjeçarja nuk ka regjistruar problem serioze nga goditja.