English

Plagoset me thikë shitësja te rruga e Durrësit

Shitësja 39-vjeçare A. Berisha, është goditur me thikë mëngjesin e së dielës në dyqanin e argjendarisë ku punonte nga një person që u fut për të vjedhur në mënyrë të dhunshme, duke përfituar nga mungesa e njerëzve në rrugë.

Ai para se të dilte me mallin e vjedhur e ka plagosur me thikë e cila u nis me urgjencë në spitalin ushtarak ku dhe ndodhet fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arritur të identifikojë grabitësin edhe pse nuk e ka vënë në pranga akoma pasi po punohet për kapjen e tij. Autori mësohet se ka vjedhur dhe më parë një agjenci turistike.

KOMENTE