English

Tirana, model i bashkëjetesës fetare shprehet Basha

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha priti në një takim zonjën Hannah Rosenthal dhe zonjën Farah Pandith, të dërguarat e posaçme të Sekretares Amerikane të Shtetit Hillary Clinton dhe Kongresit Amerikan. Zonja Rosenthal dhe zonja Pandith kanë vlerësuar klimën e shkëlqyer të tolerancës fetare që ekziston në Shqipëri një shembull në mbarë botën siç e cilësuan ato.

Në veçanti ato shprehen një mirënjohje të thellë për popullin shqiptar, i cili gjatë holokaustit nuk dorëzoi asnjë nga hebrenjtë e tij në duart e nazistëve, por, përkundrazi, i mbrojti, strehoi dhe i shpëtoi ata. Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith i bën të ditur zotit Basha se në një mesazh promocianal që ato kanë bërë të titulluar”2011 haurs against hate” kanë cituar rastin e Shqipërisë si shembull për mbrojtjen që i bëri komunitetit hebre gjatë holokaustit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha e konsideroi shumë të rëndësishëm mision e tyre sikundër vlerësoi kontributin që SHBA japin çdo ditë për konsolidimin e tolerancës dhe harmonisë midis komuniteteve fetare apo etnike në botë. Zoti Basha nënvizoi se Tirana është një nga qytetet ku shembulli i bashkëjetesës fetare është i prekshëm në çdo cep. Po kështu zoti Basha tha se po bëhen përpjekje të mëdha për të luftuar diskriminimin. Për këtë arsye një zyrë e posaçme është hapur, tha Basha, në Bashkinë e Tiranës.

Zonjat Hannah Rosenthal dhe Farah Pandith ndodhen në Shqipëri në kuadër të misionit të tyre, të mandatuar nga Kongresi Amerikan, për raportimin dhe informimin e autoriteteve amerikane dhe Kongresit përsa i përket antisemitizmit, por edhe mosdiskriminimit tolerancës fetare e etnike në botë.

Shqipëria është përzgjedhur sipas tyre për evidentimin e modelit pozitiv përsa sa i takon harmonisë dhe tolerancës fetare, si dhe mbrojtjes ofruar komunitetit hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Të shoqëruara nga zotit Basha, ato kanë vizituar edhe xhaminë e Tiranës e cila është edhe një monument me vlera historike. Xhamia ka filluar të ndërtohet në vitin 1794 nga Mulla Beu. Periudha e ndërtimit zgjati deri më 1821, ndërtim që u përfundua nga i biri i Mulla Beut, Et’hem Beu. Ambientet e brendshme përbëhen nga Salla e Lutjeve mbuluar me kupolë, portiku dhe minarja. Xhamia e Haxhi Et”hem Beut dallohet dhe stili unik i kullës me kupolën me ndriçuar bollshëm.

KOMENTE