Benzina për këdo mund të jetë mjaft e rrezikshme thjesht të marrish avujt e saj dhe jo më të pish.
Por ja që ndodh dhe kështu dikush të bëhet e varur nga pirja e saj.
Kjo ndodh me një vajzë e cila mund të jetë e vetmja e cila ka pësuar varësi nga pirja e benzinës.
Programi amerikan “My Strange Addiction” (Varësia ime e çuditshme) transmetoi ditën e shtunë historinë e pabesueshme të adoleshentes. “Edhe pse më djeg në gojë, më bën të ndihem mirë”, deklaroi vajza, e cila konsumon deri në 12 lugë çaji, me benzinë në ditë.
Nëna e saj nuk e besoi në fillim por më vonë ajo ndjeu erën e fortë të benzinës në frymën e saj.
Shannon pranon që gjatë vitit të kaluar të ketë pire rreth 25 litra benzinë.
Departamenti i shëndetsisë New York shkruan se duke qënë toksike ajo shkakton djegie, të vjella, diarre dhe në sasi shumë të mëdha, përgjumje ose vdekje.
Varësia e Shannon nga gasoline, erdhi pas disa ditësh kur një burrë në Karolinën e Veriut vdiq nga pirja aksidentale e lëngut të njëjtë.