English

Berisha takon guvernatorin e dytë maqedonas Dionis Psomiadhis

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Guvernatorin në detyrë te Rajonit të Maqedonisë Qendrore të Greqisë, zotin Dionis Psomiadhis.

Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen, Kryeministri Berisha shfrytëzoi rastin për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen e tij dhe te qeverisë shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme që Greqia i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë kësaj periudhe, ne veçanti, për sa i përket projektit madhor të integrimit euroatlantik.

Zoti Psomiadhis e falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe i shprehu mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm dhe te vazhdueshëm të kryeministrit Berisha për forcimin e miqësisë dhe bashkëpunimit në rajon. “Për ne në Greqi, ju jeni simbol i mbështetjes për bashkëpunim dhe miqësi midis popujve të rajonit” theksoi zoti Psomiadhis.

Me tej, në takim u vlerësuan arritjen e rëndësishme të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare, ndërtimin e infrastrukturave të rëndësishme, turizmit, etj. Në veçanti u vlerësua bashkëpunimi i suksesshëm në fushën e arsimit, me këtë rajon, i cili ka bërë të mundur që një numër i madh studentësh shqiptarë të përfundojnë studimet e thelluara dhe më të larta në qytetin e Selanikut. Të dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim për zgjerimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi në të gjithë këto fusha, në të ardhmen, përfshi edhe nxitjen e mëtejshme të investitorëve dhe biznesit grek për të investuar në Shqipëri, si edhe zhvillimin e aktiviteteve sportive dhe kulturore.

Zoti Psomiadhis shfrytëzoi rastin për ti shprehur kryeministrit Berisha dëshirën e tij dhe të qytetarëve te rajonit që ai përfaqëson për ta pritur atë në një vizitë, çka është në veçanti, dëshira e mbi 200 mijë shqiptarëve, të cilët aktualisht jetojnë dhe punojnë në këtë rajon, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm si në jetën ekonomike dhe sociale, por edhe duke shërbyer si një urë ë rëndësishme për forcimin e miqësisë mes dy popujve.

KOMENTE