English

Milioneri i ri shqiptar. Ku i fitoi Ervis Bregu 25 000 euro?

Ja që ëndrra e të gjithë pjesëmarrësve në programin show "kush do të bëhet milioner" është e arritshme.
Milioneri më i ri dhe që u është përgjigjur saktë 14 pyetjeve është Ervis Bregu.

Ai ka fituar plot 25 000 euro duke iu përgjigjur saktë dhe tepër i vendosur në përgjigjet e tij, 14 pyetjeve të parashtruara në lojën “Kush do të bëhet Milioner” në TV Klan .
Ervisi ishte i vetmi që dha përgjigje të saktë në pyetjen për gishtin e shpejtë, ndërsa pyetjet e para i kaloi pak me vështirësi, ndërsa pyetjet më të vështira i kaloi me lehtësi, duke treguar njohuri dhe interpretim të qartë.
Pasi kaloi pyetjen e 14, me një saktësi në përgjigje ai vendosi që pyetjes së 15-të të mos i përgjigjej pasi nuk donte të rrezikonte por dhe të humbte 25 000 eurot e grumbulluara deri në atë moment, pasi nuk kishte shumë siguri në pëgjigjen e tij.

KOMENTE