English

Parkim nëntokësor në sheshin Italia në Tiranë

Një parkim prej katër katesh nën dhe do të ndërtohet në sheshin Italia është shprehur sot kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha gjatë nënshkrimit të një kontrate konçesionare.
Parkimi i cili ka një kapacitet prej 1000 vendesh dhe një kosto financiare 1. 6 miliard lekësh, pritet të sjellë një lehtësim të qytetarëve lidhur me parkimin.

"Kam një kënaqësi të dyfishtë për nënshkrimin e kësaj kontrate sepse të gjithë e dimë se sa e vështirë është parkimi në Tiranë. E ndihej personalisht dhe kur e ndihen kryetari i bashkisë imagjinoni se çfarë ngërçi dhe çfarë problemi shkakton mungesa e një parkimi në Tiranë pasi është një nga shkaqet e trafikut dhe rritjes së parametrave ndotëse të ambjentit. Ky projekt është një investim që do të tërheq miliona euro dhe do të hapë me mijëra vende pune por edhe pas ndërtimit do të jetë një front pune." është shprehur kryetari Lulzim Basha.

KOMENTE