English

Vajza 14 vjeçare që i përket moshës 105 vjeç (FOTO)

Hayley Okines kishte mësuar se nuk do të jetonte më shumë se 13 vjet. Por ajo është 14 dhe është shumë e lumtur.

Por Hayley Okines është e lumtur dhe shpreson se një ditë ajo do të martohet edhe pse ka një sëmundje të rrallë e cila nuk mund të shkojë se 13 apo 14 vjeç.

Ajo vuan nga progeria, një sëmundje e rrallë që kthen trupin e fëmijës parakohe në një trup të moshës së vjetër.
Pra ajo është vërtet 14 vjeç, por trupi i saj në sajë të sëmundjes i përket moshës 105 vjeçare.
Pra Progeria shkaktohet nga një proteinë mutante e quajtur progerin që përshpejton plakjen fizike.
Ajo me rastin e ditëlindjes së saj ka vendosur të promovojë dhe librin e saj të shkruar bashkë me mamin e saj.
Hayley nuk le sëmundjen e saj që ta mposhti por përpiqet të gëzojë jetën si çdo adoleshent tjetër.
Pacientët me Progeria normalisht vdesin nga sulmet në zemër ose tru në një moshë mesatare prej 13.
Por familja e saj shpreson në përparimin e shkencës duke shpresuar që vajza e tyre dhe 89 fëmijët e tjerë në botë që kanë këtë sëmundje të jetojnë një jetë më të gjatë dhe më të mirë.

KOMENTE