English

Djeg të dashurën me acid sulfurik duke e kthyer në përbindësh

Patricia Lefranc, 48 vjeç, u largua e shpërfytyruar pas sulmit nga i dashuri i saj Richard Remes me acid sulfurik.

Çifti ishte njohur në një kompleks banesash të përbashkëta. Patricia punonte si portiere dhe ai thjesht përshëndetej.
Ajo i kishte kërkuar ti bënte nja dy punë në shtëpi të cilat nuk mund t'i bënte dot pasi jetonte vetëm, e ndarë nga burri i saj.
Më pas mardhënia e tyre kishte vazhduar dhe më tej në ditët në vazhdim, aq sa Richard u zhvendos me familjen e tij dhe gruan në të njëjtin pallat ku Patricia jetonte.
Por mardhënia e tyre kishte përfunduar deri para 2 vjetësh dhe ai ndihej i shkatërruar dhe kishte vendosur të merrte hak duke i hedhur acid sulfurik në fytyrë dhe trup.
Ajo ka kryer 80 operacione dhe është në vazhdim, por ajo ngjan me një përbindësh sa jeta e saj është kthyer në një ferr.
Ai ka pranuar fajin por mohon akuzën se donte ta vriste apo ta shpërfytyronte pasi nuk e dinte se ishte një acid i këtij lloji.
Gjyqi vazhdon përsëri...

KOMENTE