English

Gazmend Aliaj vritet në Gjermani nga një serb

Gazmend Aliaj, është sjellë për t'u varrosur në fshatin e tij Syriganë të Istogut, ku ai ishte lindur 36 vjet më parë pasi dyshohet se pas një kacafytje me një serb, ai është vrarë në Bielefeld të Gjermanisë.
Familja Aliaj i ka lënë të gjitha punët që kishin në Gjermani dhe pa plan erdhën në Kosovë.

Familja Aliaj ka përfunduar zakonet që bëhen për nder të të vdekurit pas vdekjes dhe pritet që sot, e martë të udhëtojnë për në Gjermani, atje ku jetojnë për më shumë se 23 vjet.
Gazmend Aliaj dyshohet se u qëllua për vdekje nga një serb, teksa së bashku me dy shokë të tij, po shkonin në një palestër sportive në këtë qytet.
Nëna e tij, Hyka, rrëfen krejt atë që ajo di në lidhje me ngjarjen që e ka tronditur tërë familjen, por edhe fshatin Syriganë.

“Unë nuk di edhe shumë me ju tregu. Ajo çka më kanë thanë është se Gazmendin janë shku ata shokët, e kanë marrë në firmë, ku ka punu për me shku në një palestër sporti. Më vonë, kah ora tetë e mbrëmjes, e kanë vra”, tregon ajo me lot në sy.
Tani familja Aliaj pret drejtësi nga shteti gjerman.

KOMENTE