English

Ligji për pronat ndryshon përsëri (VIDEO)

Qeveria ndryshoi sërish ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronave, një ndryshim ky që sipas kryeministrit Sali Berisha vlerëson pronën që kompensohet, tokë apo objekt ndërtimor, sipas vlerës së tregut dhe standarteve ndërkombëtare të vlerësimit të pasurise së paluajtshme.
”Nuk them se nuk ka probleme me pronën, por është bërë më shumë se kurrë. Ata që duan ta vështrojnë bardh e zi, le ta vështrojnë, por fakti është që janë qindra dhe mijëra dosje, të cilat do të trajtohen me shpejtësi, por zgjidhja e tyre nuk bëhet me shkop magjik. Lind pyetja, a mund të bëhej më shpejt? Nuk them se jo, por nuk mund të mohohet, kjo punë kolosale e bërë per llogaritjet milimetrike të mbi 500 mijë objekteve të ndërtuara. Ne synojmë t’u japim përgjigje problemeve të krijuara, problemeve të trashëguara”, deklaroi Berisha
654

KOMENTE