Ashtu siç ishte parashikur sot në Tiranë, në orën 12:00 u zhvillua protesta para ambasadës maqedonase te rruga e Kavajës.
Protesta u zhvillua si kundërpërgjigje në lidhje me videon e bërë publike dje në Maqedoni, ku është djegur flamuri kombëtar shqiptar, nga disa persona të maskuar të cilët digjnin flamurin dhe këndonin këngë antishqiptare.
Organizatorët e protestës të grupimit “Tifozët Kuq e Zi” u shprehën duke thënë se është obligim patriotik dhe kombëtar, për të reaguar dhe për të treguar kush jemi ne, dhe për t’u thënë që NE ishim këtu kur ‘ata’ erdhën. ‘Tifozët Kuq e Zi’ do të jenë aty ku i thërret atdheu.
Ata gjithashtu mbanin pankarta ku kërkohej të respektoheshin të drejtat e shqiptarëve, si dhe ribashkim të trojeve.
Më pas protestuesit vazhduan marshimin e tyre drejt qëndrës së Tiranës,
gjithmonë të shoqëruar nën një varg policësh.