Me të vërtetë një dietë e bukur vere. Dielli që shkëlqen dhe të përcjell atë ngrohtësinë pranverore por dhe njerëzit dukeshin të lumtur në rrugët e Tiranës të mbushur plot e përplot.
Më të lumturit dukeshin fëmijët të cilët vraponin për të parë aktivitetet e ndryshme që zhvilloheshin në sheshe apo dhe për të blerë edhe bollokume Elbasani.
Diku një foto, me familjen me shokët me kryetarin e bashkisë së Tiranës i cili kishte dalë për të përshëndetur banorët e qytetit dhe për të ndarë gëzimin e kësaj dite me ta, për të fiksuar në kamerat e tyre momente të bukura të jetës.
Aktivitetet në kryeqytet nisën në rrugën “Murat Toptani”, me çeljen e Panairit të Produkteve Shqiptare, i cili bashkon biznese të të gjitha trevave shqiptare, nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Presheva e Shqipëria. Hapja e këtij panairi në rrugën “Murat Toptani” është shoqëruar edhe me performancën e Ansamblit të Qytetit.
Aktivitete të ndryshme dhe te "Parku rinia" si dhe koncerti me këngëtarë të njohur në sheshin "Nënë Tereza" si dhe me Karaoken dhe pjesëmarrjen e disa këngëtarëve të mirënjohur.
Nga pikëpamja historike Dita e Verës është shumë e lashtë, dëshmi e përhapjes së saj të hershme ndër shqiptarët , një festë pagane e kremtuar nga shqiptarët qysh në antikitet, pra para lindjes së krishtërimit.