Ky është një imazh trishtues që do të shkojë në mbarë botën një "grua e mbuluar duke pretenduar që të ketë një bombë në çantën e saj dhe policia e armatosur që ka marrë shënjestër në drejtim të saj.
Nuk dihet nëse çanta e shpinës ka patur bombë apo jo, por policët direkt kanë rrethuar zonën.
Incidenti është në vazhdim e sipër sot në bregdetin e Saltburn në Teeside. Ekspertët antibombë të ushtrisë janë në dispozicion.
Nuk dihet se si policia ka marrë njoftim për një grua të dyshuar e cila mbante një çantë që e la në tokë mbrapa saj kur u ul në stol, në Saltburn, Teeside.
Banka Saltburn ka qenë e mbyllur që në momnetin që u dyshua për gruan me çantën e saj.
Ndërkohë dhe një helikopter i policisë ka erdhur në ndihmë për të monitoruar situatën.