English

Jozefina Topalli feston Ditën e Verës në Elbasan

Për festimet e Ditës së verës, Kryetarja e Kuvendit ishte sot në qytetin tradicional të kësaj feste, në Elbasan. Së bashku me Kryeministrin Berisha, Kryetarja e Kuvendit deputetët e Qarkut, ministra dhe të ftuar të tjerë, u pritën me ngrohtësi dhe atmosferë gëzimi, nga banorë të shumtë të qytetit, nga kryetari i Bashkisë Qazim Sejdini dhe përfaqësues të tjerë vendorë.

Fillimisht, Kryetarja e Kuvendit vizitoi Panairin tradicional të 14 Marsit, ku kishin ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre, me dhjetra firma nga Elbasani dhe qytetete të tjera të Shqipërisë.

Në mjediset e këtij panairi, Kryetarja e Kuvendit u përshëndet dhe uroi zonjat dhe shumë të rinj e të reja të këtij qyteti, për këtë ditë të rilindjes së shpresës dhe gëzimit të jetës.
“Kjo ditë u shpreh Kryetarja e Kuvendit është po aq e bukur sa vetë Pranvera, sa vetë Marsi i fitores së Demokracisë. Këto janë ditët, kur të gjithë shqiptarët kujtojnë festën e fitores së madhe të lirisë. 20 vite më parë ne votuam të lirë për demokracinë, për atë që sot gëzojmë të gjithë, Shqipërinë anëtare të NATO-s, të lirë, pa viza në Evropë”.


Më tej në mjediset e Panairit, Kryetares së Kuvendit, iu vendos verorja, simbolikë e kësaj feste, ndërsa më pas, punonjësit artizanalë i ofruan mysafirëve nga Tirana, ballokume, ëmbëlsirat tradicionalë të kësaj feste.

Kryetarja e Kuvendit ndoqi festimet e Karnavaleve dhe koncertin e organizuar në Bulevardin e qytetit, për Ditën e Verës.
Në mbyllje të vizitës në Elbasan, Kryetarja e Kuvendit mori pjesë në inagurimin e Qendrës tregtare, ORTI, një investim privat me vlerë 2 milion euro

KOMENTE