English

4 vjet nga tragjedia e Gërdecit. Homazhe për nder të viktimave

Si sot 4 vjet më parë rreth orës 12 të drekës ndodhi një nga shpërthimet më të mëdha që solli një tragjedi të madhe për të gjithë ne dhe sidomos ata që humbën familjarët e tyre.
Tragjedia e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona dhe 300 të tjerë u plagosën.

Familjarët e viktimave të Gërdecit do të kryejnë sot homazhe në kujtim të të humburve të kësaj tragjedie.
Në homazhe, përveç familjarëve dhe ish-punëtorëve të fabrikës së demontimit të municioneve do të marrë pjesë edhe kreu i PS-së Edi Rama dhe përfaqësues të opozitës. Ata do të vendosin lule në memorialin përkujtimor të ngritur posaçërisht për viktimat e tragjedisë së Gërdecit.
Ndërsa pas 4 vjetësh proçesi gjyqësor lidhur me fajtorët e shpërthimit të fabrikës ka dhënë dhe vendimin përfundimtar ku sipas saj 29 të akuzuarit për këtë ngjarje të rëndë. 20 prej tyre kanë marrë një dënim total prej 98 vitesh burg, afërisht një shekull. Ndërsa 9 të tjerë kanë hequr përfundimisht akuzat nga shpatullat duke u deklaruar të pafajshëm.
Pas dhënies së vendimit, familjarët e viktimave reaguan ashpër për mos dhënien korrekte të vendimit, ku sipas tyre jo vetëm që drejtësia vonoi por dhe dështoi.

KOMENTE