English

A mund ti pres flokët tani mami? (FOTO)

Djali 5 vjeçar Rean Carter më në fund do të presë flokët e tij të gjata dhe kaçurrela për herë të parë në jetën e tij.

Ai i është lutur nënës së tij pasi nuk mundet të durojë më që shokët e tij të tallen dhe të mos e pranojnë në lojrat që djemtë luajnë, pasi ai ngjan si vajzë.

Flokët e tij do të shkojnë për bamirësi në një organizatë që merret me njerëzit e sëmurë me tumor dhe që kanë nevojë për flokë.

Nëna e tij Leeanne Smith, nuk ja preu asnjëherë që kur lindi pasi, kur ai lindi kishte një kaçurrel të gjatë dhe të artë në pjesën e pasme të kokës dhe unë vendosa që të mos ja pres deri tani kur ai mbush 5 vjeç.
Të gjithë e kujtonin dhe e përkëdhelnin si vajzë, ndërsa ai vetëm qeshte.
Rean ka dhe një vëlla tjetër 2 vjeç që është po si ai, me të njëjtët flokë.
Prindërit kanë shprehur që dhe ai kur të rritet si vëllai do të shkojë për t'i prerë.

KOMENTE