Përveç drekës dhe shampanjës që kaluan me miqtë e tyre kryeministri David Cameron dhe Samantha gruaja e tij gjetën kohën për të vizituar një qendër në Uashington DC që ndihmon fëmijët por dhe të rriturit me problemet e tyre shëndetsore tepër të rënda.
Ata vizituan Qendrën Kombëtare të Fëmijëve e cila ofron shërbime për fëmijët dhe të rriturit me aftësi dhe zhvillim të kufizuar.
Qendra u zgjodh për të vizituar nga Cameron për shkak të interesit të tyre në mbështetje të nevojave që ata kanë duke marrë shkas dhe nga djali i tyre Ivan, i cili vdiq gjashtë vjeç në vitin 2009, pasi u lind me një gjendje të rrallë e cila i dha atij epilepsi dhe paralizë cerebrale.
Ai foli me mjekë, infermierë dhe terapistë për nevojat që kishin fëmijët.