Nëntetar Aleksandër Peçi, i cili u plagos rëndë më 20 shkurt të këtij viti, gjatë sulmit të një ushtari afgan mbi komandot e NATO-s, në Kandahar, incident ku humbi jetën edhe kapiten Feti Vogli ka mbërritur orët e para të mëngjesit në aeroportin "Nënë Tereza" të Rinasit.
Përveç familjarëve të tij mirëseardhjen i kanë uruar dhe disa personalitete të larta të Forcave të Armatosura të Shqipërisë.
Nëntetar Aleksandër Peçi kthehet pas rehabilitimit të plotë në një spital ushtarak në Gjermani.