Njeriu më i lartë në botë mund të ketë ndalur në fund rritjen e tij.
Sultan Kosen, 29 vjeç, vuan nga çrregullime të rralla acromegaly e cila ndikon në trupin e tij, vazhdimisht të prodhojë hormon të rritjes.
Gjendja e Kosen është menduar se shkaktohej nga një tumor në gjëndrën e hipofizës që ndodhet në fund të hypothalamus në bazën e trurit.
Mjekët edhe pse i hoqën tumorin e tij nuk arritën të ndalojnë përfundimisht rritjen.
Por shkencëtarët në Universitetin e Virginia Medical Center pas një trajtimi të ri që përdorën tek ai zbuluan më pas kur ai shkoi për vizitën e tij të radhës që rritja qe ndalur përfundimisht.
Kosen shprehet i lumtur për gjatësinë e tij edhe pse më parë ai nuk ndihej i qetë mes shoqërisë dhe njerëzve që e rrethonin.,